Prishtinë, 2 qershor – Ministrja në largim e Drejtësisë së Drejtësisë të Kosovës, Dhurata Hoxha, ka pritur sot një delegacion të Ministrisë së Drejtësisë të Shqipërisë. Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, ajo i njoftoi mysafirët me aktivitetet e kësaj ministrie, veçmas rreth procesit të rishikimit të sektorit të sundimit të ligjit, si dhe procesit të rishikimit të legjislacionit për përgjegjësitë disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë.
Ajo theksoi se Ministria ka bashkëpunim shumë të mirë me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, sa i përket hartimit të legjislacionit të fushës së drejtësisë. Për procesin e rishikimit të sektorit të sundimit të ligjit, të filluar kohë më parë, ministrja Hoxha tha se transparenca dhe llogaridhënia ndaj publikut do të jenë njëri nga fokuset që ka ky proces. Puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet pasqyruar më shumë tha ajo dhe shtoi se ka gjyqtarë dhe prokurorë shumë të mirë, që punën e tyre e bëjnë me përkushtim dhe profesionalizëm, por ajo duhet të pasqyrohet më shumë, në mënyrë që të rritet besimi i publikut në drejtësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryesuesi i delegacionit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjin Gjoni, njoftoi procesin e reformave në drejtësisë në Republikën e Shqipërisë.
Në fund ministrja Hoxha vuri në pah se takimet e tilla dhe bashkëpunimi në mes të institucioneve respektove janë të mirëseardhura dhe mundëson shkëmbim të përvojave.