Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku po merr pjesë në konferencën tradicionale të Stambollit për Siguri, në Stamboll të Republikës së Turqisë.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së FSK-së, në këtë konferencë po trajtohen temat për sigurinë si dhe po diskutohen sfidat aktuale të sigurisë rajonale dhe globale.
“Në punimet e Konferencës së Stambollit për Siguri po marrin pjesë personalitete të larta ushtarake dhe politike të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, si: Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë si dhe shumë ministra, komandantë dhe personalitete tjera të shquara nga rajoni dhe Bota. Në këtë konferencë, zëvendësministrin Agim Çeku e shoqërojnë atasheu i FSK-së në Turqi, nënkolonel Bekim Osmani dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Republikën e Turqisë”, thuhet në njoftim.
-
Çeku në konferencën “Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor”
-
Delegacioni i FSK-së në Stamboll, diskuton për forcimin e kapaciteteve ushtarake
-
Ministri Pacolli pjesë e ministralit të OBI në Stamboll, mundësi për lobim
-
Maqedonci pret në takim shefin e ushtrisë turke, flasin për sigurinë në Ballkan
-
Zv.ndihmëssekretari amerikan për Mbrojtje vjen në Kosovë - siguria çështje diskutimi