Zëvendësndihmëssekretari amerikan për Mbrojtje, Politika Evropiane dhe NATO-n, David Baker, po qëndron në Kosovë, ka njoftuar Ambasada amerikane.
Baker do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri, thuhet në njoftimin e ambasadës.
“Gjatë vizitës së tij, Baker do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Kosovë në mbrojtje dhe përpjekjet e përbashkëta për të promovuar sigurinë rajonale”, njoftoi Ambasada e SHBA-së në Kosovë.
Kjo do të jetë vizita e parë e Bakerit në Kosovë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova i kërkon SHBA-së bashkëpunim për industrinë ushtarake
-
Nis takimi i Osmanit me Bakerin
-
Baker pritet nga komandanti i KFOR-it, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi
-
Maqedonci të shtunën pret zv.ndihmëssekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së
-
Haxhiu diskuton për sigurinë në takim me përfaqësuesin e përhershëm të SHBA-së në NATO