Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çeku për zhvillimet në Bujanoc: Përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka deklaruar se zhvillimet e djeshme në Bujanoc janë përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar.

Të premten, drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, u arrestua nga policia serbe për shkak të shfaqjes së filmave të financuar nga Qeveria e Kosovës. U arrestua edhe njëri nga aktorët shqiptar që merr pjesë në film. Ata janë liruar gjatë ditës së sotme, por shfaqja e filmave është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Çeku ndërkohë ka thënë se politizimi edhe i artit nga Serbia dëshmon se ky shtet nuk do të ndryshojë kurrë.

“Pa asnjë motiv konkret, e madje duke e paragjykuar përmbajtjen e filmave, autoritetet serbe ndalojnë shfaqjen e filmave deri në një vendim të radhës. Ky akt më e pakta që mund të emërohet, është mosdurim nacional. E për fat të keq ka ende qarqe politike brenda, në rajon e jashtë që besojnë në ndryshimin e Serbisë. Pikërisht politizimi nga ana e Serbisë edhe i artit, me të vetmin motiv që filmi është me aktorë shqiptarë dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar, apo se mund të ndryshojë”, ka shkruar Çeku.

Siç ka thënë Çeku, ky projekt ishte njëri nga 78 projektet që Qeveria jonë i mbështeti financiarisht përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Projekte këto që bartnin aktivitete në ruajtjen dhe kultivimin, avancimin e artit, gjuhës, arsimit e identitetit kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës. I paprecedent dhe i papranueshëm rasti i mbrëmshëm në Komunën e Bujanocit, ku u ndalua shfaqja e dy filmave në Shtëpinë e Kulturës”, ka shkruar ai.

Edhe Kosova akuzon Serbinë për “mosdurim nacional” në Luginë Arbëri Kosova akuzon Serbinë për “mosdurim nacional” në Luginë

Edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar në Twitter se Serbia duhet të ndalojë menjëherë provokimet për eskalim të situatës.

“Përdorimi i politikave represive të Millosheviqit ka dështuar në të kaluarën. Do të dështojë përsëri. Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre”, ka shkruar ai.