Sapo mora një urim për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš, si dhe garancinë e mbështetjes së Çekisë për Kosovën në integrimin e saj euro-atlantik”, deklaroi sot kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij social Facebook, kryeministri Haradinaj shprehet se kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš uron Kosovën në dhjetë vjetorin e pavarësisë.
“Më lejoni të ju uroj përzemërsisht juve dhe popullin e vendit tuaj me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kam kënaqësinë që sot në Kosovë shohim një shtet me orientim të qartë evropian dhe euro-atlantik, i cili përpiqet që të krijojë institucionet e tij demokratike dhe me durim të konsolidojë pozicionin e tij brenda komunitetit ndërkombëtar. Gjithashtu do të dëshiroja të shpreh admirimin tim për vullnetin jashtëzakonisht të fuqishëm të popullit tuaj për të ndjekur një rrugë për një shoqëri të lirë dhe të hapur, përkundër ngjarjeve dramatike që kanë paraprirë pavarësinë e Kosovës”, deklaron kryeministri i Çekisë Babiš .
Më tej, kryeministri Babiš shton n se “Më lejoni t’iu sigurojë që, sikurse ka qenë edhe në dhjetë vitet e kaluara, Republika e Çekisë do të vazhdojë të ju mbështesë në përpjekjet tuaja për fuqizimin e sundimit të ligjit, ndërtimin e marrëdhënieve miqësore brenda tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian. Jam i bindur që ne do të vazhdojmë të punojmë me sukses së bashku për promovimin e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë në vitet që do të vijnë”.
-
Haradinaj: Kosova e përkushtuar për fuqizimin e partneritetit me Çekinë
-
Kroacia uron Kosovën, mbështet progresin e saj
-
Ambasadori çek zotohet të përkrahë Kosovën në integrimin euro-atlantik
-
Haradinaj urohet edhe nga kryeministri çek
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën