Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se mbrëmë ka takuar deputetët Christian Schmidt dhe Peter Bayer të CDU-së në Bundestagun gjerman, me të cilët kanë biseduar për çështjet aktuale në Kosovë.
Ai ndër të tjera thotë se përfaqësuesit e lartë gjermanë kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre për dialogun dhe për kufijtë, e që sipas tij përputhen në tërësi me qëndrimin e LDK-së.
Postimi i plotë:
Mbrëmë takova deputetët e CDU-së në Bundestagun Gjerman, z. Christian Schmidt dhe Peter Bayer së bashku me drejtuesit e Konrad Adenauer Stiftung. Biseduam për çështjet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin regjional, veçmas atë ekonomik, dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Trajtuam, po ashtu, bashkëpunimin e LDK-së me CDU, si parti simotra në familjen e Partive Popullore Evropiane. Përfaqësuesit e lartë gjerman rikonfirmuan qëndrimin e tyre për dialogun dhe për kufijtë, që përputhet në tërësi me qëndrimin e LDK-së. Në takim morën pjesë edhe Agim Veliu e Lutfi Haizri, nënkryetar të LDK-së dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë. IM
-
Diplomatët nga Franca e Gjermania biseduan me kreun e LDK-së
-
LDK në takim me Heldt, Mustafa e njofton për situatën aktuale politike
-
Mustafa, letër Merkelit dhe liderëve tjerë të BE-së, “prekja e kufijve, rrezik për tërë Ballkanin”
-
Lajçaku takohet me anëtarët e Bundestagut, merr përkrahje për dialogun
-
Mustafa e njofton Borrellin për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën politike në vend