Arbëri

Lajçaku takohet me anëtarët e Bundestagut, merr përkrahje për dialogun

Emisari i BE-së prë dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me anëtarët e Komitetit për Çështje të BE-së të Bundestagut të Gjermanisë.

Lajçak në një postim në platformën “X” ka thënë se ka marrë përkrahjen e Gjermanisë për dialogun.

“Patëm një shkëmbim të hapur she të thellë, sot në Bruksel, me anëtarët e Komitetit për Çështje të BE-së në Bundesstagun e Gjermanisë. Ne kemi folur për momentin e ri për zgjerimin e BE-së, gjendjen në Dialogun dhe hapat e radhës. Falënderues për mbështetjen e Gjermanisë për punën time dhe rrugën drejt BE-së të gjithë rajonit”, ka shkruar Lajçak.