Linda Çavdarbasha ka thënë të shtunën se ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendësministres në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Çavdarbasha ka thënë se ka dhënë dorëheqje të enjten, dhe për këtë e ka njoftuar edhe shefin e Qeverisë, Albin Kurti.
Dorëheqja, sipas saj, ka ardhur për arsye të vazhdimit të karrierës profesionale.
“Dua të falënderoj secilin prej jush për bashkëpunimin gjatë këtyre dy vjetëve”, ka njoftuar ajo në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Dorëhiqet ministri Aliu - tha se nuk pajtohet me zgjedhjen e Bashës kryeparlamentar
-
Durmishi caktohet ushtrues detyre i ministrit të MMPHI-së
-
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë
-
Edhe një zëvendësministër, Dugolli emërohet në MPB
-
Durmishi thotë se s’do të jetë pjesë e listës së Vetëvendosjes