Ish-shefi i Njësitit ekonomik në Zyrën Civile Ndërkombëtare, Andrea Capusssela, ka ndërlidhur idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë, me Gjykatën Speciale.
Në një postim në Facebook ai ka përmendur katër ngjarje për të cilat ka pyetur se a mund të kenë lidhje se përse Gjykata Speciale akoma s’ka akuzuar askënd.
“Kosovë: 1) Bashkimi Evropian ka nisur një Gjykatë Speciale për krime lufte; 2) Padyshim Thaçi është një i dyshuar; 3) Federica Mogherini dhe Johanness Hahn duan shkëmbimin e territoreve që e avokoi Thaçi; 4) Federica Mogherini zgjodhi gjyqtarët dhe prokurorët. A mund të kontribuojnë nga 1 – 4 në shpjegimin pse gjykata s’ka akuzuar askënd akoma?” ka shkruar ai në Facebook.
-
Gjykata Speciale nuk jep detaje lidhur me aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit
-
Carl Bild nuk do të habitet nëse intensifikohet puna për mbylljen e Speciales
-
Harxhi: Teza e Thaçit për korrigjim kufijsh, për interesa personale
-
Thaçi: Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon
-
Trendafilova mohon mundësinë që Trumpi ta zhbëjë Gjykatën Speciale