Ish-zëvendësministrja e Punëve të jashtme e Shqipërisë Edith Harxhi, për tch foli për propozimin e presidentit Thaçi për ndryshimin e mundshëm të kufijve të Kosovës me Serbinë, duke u shprehur se Thaçi po e bën këtë vetëm për arsye personale.
Harxhi u shpreh se ka rreth 1 vit që Gjykata Speciale ka filluar përgatitjet për thirrjen e disa dëshmitarëve, megjithëse u shpreh se nuk ka informacione që mund të jetë edhe Thaçi.
“E para, propozimi i Thaçit dhe pse ka lindur kjo dhe ku jemi aktualisht me këtë çështje. Korrigjimi i kufijve nuk është gjë tjetër veçse ndarje e Kosovës dhe Serbinë e madhe. Unë mendoj se arsyeja pse Thaçi ka hyrë në këtë histori aventureske është për përfitime personale të tij. Këtu ka të bëjë edhe situata aktuale ku ndodhet Kosova. Ka rreth 1 vit që Gjykata Speciale ka filluar përgatitjet për thirrjen e disa dëshmitarëve. Nuk e di nëse Thaçi do të jetë, sepse nuk ka pasur asnjë deklarim të këtij lloji, por në fund dikush duhet të mendojë se ai zinxhiri i komandës në ushtri të çon te komandanti i forcave. Nuk do ta doja kurrë që kjo gjë të ndodhte për asnjë shqiptar dhe aq më tepër për Thaçin”, u shpreh Edith Harxhi.
-
Thaçi i kthehet korrigjimit të kufijve
-
Thaçi: Kufijtë aktualë janë caktuar nga Jugosllavia, s’do të më pengonte korrigjimi i tyre
-
Tahiri thotë se duhet hartuar një platformë ku sigurohet se s’do të ketë ndryshim kufijsh
- Pyetja kryesore pa përgjigje është: A do të ndryshojnë kufijtë e Kosovës?
-
Zyrtarë qeveritarë avokojnë për “korrigjimin” e kufirit