Gjykata Speciale nuk ka dhënë detaje nëse është ngritur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke thënë se derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale.
Gjykata nëpërmjet një përgjigje për KosovaPress, ka thënë se konfidenciale mbesin edhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e aktakuzës.
“Derisa një aktakuzë të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj. Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, nëse një aktakuzë konfirmohet ajo do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të Akuzuarit para Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.
Artikuj të ngjashëm
-
Besohet të jetë konfirmuar aktakuza kundër Thaçit e Veselit
-
Përfundon afati kur Specialja duhej të vendoste për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, Koci beson se është konfirmuar
-
Specialja ka 8 ditë afat për të konfirmuar ose jo aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit
-
Ndërkombëtarët presin sa më shpejt të sqarohet fati i aktakuzës ndaj Thaçit
-
Njohës të punës së Speciales e konsiderojnë shkelje publikimin e aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit