Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kryesia u dakordua për mbajtjen e dy seancave.
Ajo ka thënë se një seancë do të mbahet të mërkurën, si vazhdim i seancës, ndërkaq një seancë e rregullt do të mbahet të enjten.
Sipas saj në seancën e së enjtes, përveç tjerash do të trajtohet pika për ndarjet buxhetore.
Ajo ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmetit 7.8 shkallësh.
Ajo se do të përcjellë një kërkesë Qeverisë për ndihmë ndaj familjeve dhe zonave të prekura në Turqi.
Një kërkesë të tillë e ka pasur edhe shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri.
Ai tutje ka thënë se në seancën e së enjtes do të votohet për rezolutën e shkarkimit të ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdarit.
Tahiri ka thënë se do të diskutohet edhe për ndarjet buxhetore, duke shtuar se PDK-ja nuk e mbështetë koeficientin e propozuar nga Qeveria.
“Ne kemi propozuar një koeficient që do të lehtësojë gjendjen e qytetarëve të Kosovës.