Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të mërkurën diskutohet për Trustin, të enjten për buxhetin e të hënën për Antikorrupsionin

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur të mbajë dy seanca gjatë kësaj jave, më 22 dhe 23 qershor dhe një në fillim të javës së ardhshme. Ajo e së mërkurës do të jetë vazhdim i seancës së ndërprerë më 16 qershor, kurse e së enjtes dhe e së hënës, do të jenë të reja.

Të mërkurën (22 qershor), pikë e rendit të ditës është edhe draftligji për mundësimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve nga Fondi Pensional.

Të enjten, mbahet seancë e re me një pikë e rendit ë ditës - rishikimi i buxhetit. Të hënën po ashtu do të jetë seancë e re, ku ndër të tjera do të shqyrtohen në lexim të dytë Projektligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe Projektligji për deklarimin e pasurisë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, të hënën, ka folur edhe për zbatimin e marrëveshjes që përfshin furnizimin me energji për katër komunat në veri të Kosovës. Për këtë çështje ka një marrëveshje të viteve më parë, por tash në Bruksel, dy shtete pritet të pajtohen për zbatim të saj.

Shefi i GP-së së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, përveç për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, ka folur edhe për kërkesat e organizatave të dala nga lufta, për përfshirje në Projektligjin për pagën minimale.

Ai beson që në javët në vazhdim do të arrihet marrëveshje.

Edhe Murati të enjten në interpelancë për rishikimin e buxhetit e rritjen e pagave në sektorin publik Arbëri Murati të enjten në interpelancë për rishikimin e buxhetit e rritjen e pagave në sektorin publik

“Ju e dini që të mërkurën në rend dite do të jetë një draftligj për mundësimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve nga Trusti, kërkesë kjo që po vjen në kohën kur vendi po ballafaqohet me rritje të çmimeve të secilit produkt esencial ushqimor, të derivateve e të energjisë elektrike. Nuk është në vullnet as të opozitës që t’i bllokojmë seancat, ne nuk largohemi nga Kuvendi, këtu e bëjmë betejën, por jo të lejohet të vazhdohet sikur është gjithçka normale kur po protestohet pikërisht në Kuvend”, ka shtuar ai.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se në mbledhje të kryesisë ka kërkuar që në seancën e radhës, ku do të trajtohet ngritja e çmimeve, të flitet për masat konkrete që kjo Qeveri duhet t’i marrë.

“Për ne janë katër pika kryesore: Është ligji i pagave, paga minimale të mos kthehet në problem politik, zvogëlimi i akcizës për pesë muaj dhe e fundit ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike që do të duhej të bëhej me investimet kapitale, ku janë bllokuar mbi 600 kontrata milionëshe”, ka shtuar ai.