Të premten (11 tetor) do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend. Në rend dite është debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën, me terroristin Milan Radoiçiq. Seanca do të nisë në orën 12:00.
“Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari - Lila me Milan Radojicic”, thuhet në ftesën që Kuvendi u ka dërguar deputetëve.
Gjatë ditës, partitë opozitare kanë propozuar rezolutë për hetimin e shefes së GP të partisë në pushtet dhe shkarkimin e saj.
Të mërkurën u publikua një përgjim në të cilin u dëgjua zëri i Kusari-Lilës tek bisedon me terroristin Radoiçiq.
Siç ka raportuar “paparaci.com” bazuar në audio, Kusari-Lila e Radoiçiq flasin për votime në Kuvend. Publikimin, deputetja Kusari-Lila e ka quajtur të montuar.
-
Sot seancë e jashtëzakonshme për Mimoza Kusari-Lilën
-
Opozita s’i ka numrat për ta kërkuar hetimin dhe shkarkimin e Kusari-Lilës
-
Opozita propozon rezolutë për hetimin e Kusari-Lilës dhe shkarkimin e saj
-
Kusari-Lila: Biseda me Radoiçiqin është e montuar
-
PDK-ja vendos “vijat e kuqe” për LVV-në derisa Kusari-Lila është shefe e Grupit Parlamentar