Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bytyçi: Mërgata nuk ndikohet nga inflacioni, por nga çështjet kombëtare kur voton

Analisti politik, Seb Bytyçi, ka vlerësuar se çështjet e interesit kombëtar dhe performanca në veriun e Kosovës janë arsyet kryesore pse diaspora vazhdon ta mbështesë Lëvizjen Vetëvendosje.

Bytyçi ka thënë se votuesit jashtë Kosovës udhëhiqen nga prioritete të ndryshme krahasuar me qytetarët që jetojnë në vend, duke i kushtuar më shumë rëndësi çështjeve që lidhen me interesin kombëtar, sesa problemeve ekonomike apo sociale me të cilat përballen qytetarët brenda Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndoshta faktorët që e shtyjnë diasporën, konsideratat e diasporës kur votojnë janë pak më ndryshe. Janë konsiderata që kanë të bëjnë me interesin nacional më shumë. Aty llogaritet që ka performuar më shumë Vetëvendosja, sidomos në çështjen e veriut, shtrirjen e autoritetit në veri dhe mbylljen e institucioneve paralele”, ka deklaruar ai.

Bytyçi ka theksuar se mërgata nuk ndikohet drejtpërdrejt nga çështje si inflacioni apo vështirësitë ekonomike në Kosovë, sipas tij, vota e diasporës shpesh ndikohet nga motive nostalgjike dhe nga perceptimi për mbrojtjen e interesave kombëtare. 

“Nuk ndikohen nga çështjet ekonomike apo të inflacionit në Kosovë dhe më shumë voton për arsye tjera, arsye nostalgjike ose çështje të interesit kombëtar. Pastaj i kemi edhe lidhjet e krijuara në diasporë. Nuk është lehtë të bëhet ai ndryshim. Tradicionalisht mund të thuhet se Vetëvendosje performon mirë në diasporë dhe duhet punë e madhe e partive tjera për ta fituar simpatinë e diasporës”, ka theksuar më tej ai.