Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bytyçi: Caku i partive opozitare është posti i presidentit

Seb Bytyç

Analisti politik Seb Bytyçi vlerëson se synimi i partive politike që ishin në opozitë legjislaturën e kaluar është që të sigurojnë postin e presidentit. 

Bytyçi në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se këto parti pajtohen se qeveria do të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, por po synojnë postin e presidentit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendoj se faktikisht caku i tyre është të pozicionohen se cila parti do ta sigurojë postin e presidentit më vonë. Si PDK-ja ashtu edhe LDK-ja nuk e shohin veten si parti që mund të udhëheqë një qeveri që si opozitë do ta kishte një Lëvizje Vetëvendosje me mbi 40 për qind të votave apo rreth 40 për qind. Sepse do të ishte qeveri shumë e dobët kundrejt një opozite shumë të fortë. Këto parti pajtohen se qeveria do të udhëhiqet nga Vetëvendosje, por synojnë të pozicionohen se cila parti do ta sigurojë postin e presidentit në negociatat e ardhshme”, tha Bytyçi. 

Ai tha se është një gjendje “e suspenduar, derisa të vijë koha për fillimin e negociatave për postin e presidentit”.