Buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes për herë të parë do të jetë mbi 100 milionë euro.
Siç ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në Mbledhjen e Qeverisë, parasheh që duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes të jetë mbi 100 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale”, thuhet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se Qeveria është e përkushtuar që Kosova të ketë Ushtri moderne dhe me standarde të NATO-s.
“Forca moderne, e pajisur mirë dhe me pjesëtarët me kushte sikur të vendeve të NATO-s është përkushtimi im si Ministër i Mbrojtjes. Me rritjen e konsiderueshme të buxhetit, Qeveria Kurti tregon përkushtimin e saj që Kosova ta ketë një Ushtri moderne dhe me standarde të NATO-s, Ushtri e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe që kontribuon për paqen dhe sigurinë globale. E ardhmja është NATO”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në Facebook.
