Rritja e buxhetit të FSK-së do të jetë prioritet i Qeverisë Kurti edhe në vitet e ardhshme.
Këtë e ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një takimi me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Mehaj dhe Rama e kanë njoftuar Kurtin në lidhje me përgatitjet për stërvitjen e forcave amerikane me forcat aleate “Defender-Europe 21”, ku Kosova do të jetë në mesin e 16 vendeve pritëse dhe pjesëmarrëse në stërvitjen me trupat e saj ushtarake.
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes nga viti i ardhshëm do të jetë për herë të parë mbi 100 milionë euro.
“Gjithashtu, ata njoftuan kryeministrin edhe me procesin e bashkë-zbarkimit të kontingjentit të FSK-së krahas trupave amerikane në misionin paqeruajtës në Kuvajt. Në takim u diskutua edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive dhe rritjen e kapaciteteve operacionale, si dhe implementimin e planeve për të ardhmen në funksion të përmbushjes së plotë të misionit kushtetues dhe ligjor të FSK-së. Kryeministri Kurti shprehu zotimin që sikurse me rritjen buxhetore prej mbi 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, FSK-ja do të mbetet prioritet edhe në vitet pasuese. Përkrahja e Forcës së Sigurisë, sipas kryeministrit, është e domosdoshme në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s, të jetë e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global”, thuhet nga zyra e kryeministrit.
-
Kurti: E kemi obligim ta forcojmë ushtrinë dhe ta mbrojmë Kosovën
-
Kurti në takim me Jasharin: Rritja e FSK-së është e paparë
-
Ndahen 40 milionë euro shtesë për FSK-në
-
Kurti lavdërohet për investimin në mbrojtje, njohësit kërkojnë më shumë angazhim
-
Kurti përmend investimet për ushtrinë: Janë rritur për 191%