Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Buxheti për Obiliqin në 2019-ën do të rritet mbi 4 milionë euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Financave, sot në Qarkoren Buxhetore 2019/02, njoftuan se nga viti 2019, Ligji për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit është krijuar mekanizmi për transferimin e pranimeve nga renta minerale e arkëtuar nga buxheti qendror për alokime në komunën e Obiliqit.

“Kështu buxheti për komunën tonë në vitin 2019, do të rritet plus 4,972.124€”, ka thënë Gashi.

Ai më pas ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar dhe kontribuar në realizimin e Ligjit për Obiliqin.