Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, përshëndeti ndryshimet kushtetuese në Maqedoni për të mundësuar ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas marrëveshjes së arritur në Prespë me fqinjin jugor të saj, Greqinë.
“Votimi përfundimtar i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti maqedonas është një demonstrim i qartë i aftësisë politike për të hapur rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar. Urime”, shkroi Bushati në Twitter.
Lexo edhe: Çka thuhet në preambulën e re të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut
Artikuj të ngjashëm
-
Pas 27 vjetësh, Shkupi e Athina më në fund arrijnë marrëveshje për emrin
-
Shqipëria fton shqiptarët e Maqedonisë të mbështesin referendumin
-
Maqedonia e Veriut e njoftoi OKB-në për ndryshimin e emrit
-
Emri i Maqedonisë së Veriut arrin në zyrat e OKB-së, së shpejti zyrtarizohet
-
Emri Maqedonia e Veriut hyn në fuqi – në qershor nisin negociatat për anëtarësim në BE