Kuvendi i Maqedonisë ka votuar ndryshimet kushtetuese, ku pro ndryshimeve kanë votuar 81 deputetë, me këtë emri i ri i Maqedonisë, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.
Ndryshimet kushtetuese janë kundërshtuar në vazhdimësi nga partia opozitare, VMRO-DPMNE, por që nuk ka arritur t’i ndalë.
Gjatë ditës së nesërme pritet që qytetareve t’ju drejtohet kryeministri Zoran Zaev.
Ndërkohë para Kuvendit vazhdojnë protestat e shumë qytetarëve, të cilët nuk pajtohen me ndryshimet kushtetuese. Situata para Kuvendit është e qetë dhe pa incidente.
Artikuj të ngjashëm
-
Emri Maqedonia e Veriut hyn në fuqi – në qershor nisin negociatat për anëtarësim në BE
-
Kosova uron Maqedoninë për ndryshimet kushtetuese
-
Në Maqedoni s’ka siguri se do të arrihen votat e nevojshme për votimin e ndryshimeve kushtetuese
-
Parlamenti i Maqedonisë nis sot debatin për ndryshimin e emrit
-
Maqedonia e Veriut votohet në Kuvend