Qendra Korrektuese për gra në Lipjan është bërë me fushë të tenisit, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas njoftimit, fusha është investim i përbashkët i SHKK-së dhe Federatës së Tenisit. SHKK-ja e ka vlerësuar fushën e tenisit si hap të rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe promovimin e rehabilitimit brenda sistemit korrektues.
Drejtori i përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, ka thënë se aktivitete të tilla brenda sistemit korrektues janë shumë të rëndësishme. Ai ka shtuar se sporti është mjet i fuqishëm për rehabilitim dhe riintegrim të suksesshëm në shoqëri.
E kryetari i Federatës së Tenisit, Jeton Hadërgjonaj, ka thënë se iniciativa të tilla sjellin vlera sociale e kanë ndikim pozitiv në komunitete.
Fusha e tenisit do të jetë në dispozicion të të dënuarave si pjesë e programeve rekreative dhe edukative.


-
Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, rikthehen pas arrestimit
-
Dy persona u arratisën nga Qendra Korrektuese në Lipjan por u kthyen nga Policia
-
Kampion i Kosovës që nuk iu nda tenisit për gati katër dekada
-
Diplomon gjenerata e 45-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës
-
SHKK-ja pranohet në rrjetin evropian të burgjeve, “EuroPris”