Përmes një konference për media, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka kritikuar Ministrinë e Kulturës dhe atë të Arsimit.
Ka thënë se Ministria e Kulturës është duke shpenzuar paarsyeshëm buxhetin, pa planifikim të duhur buxhetor.
Ka shtuar se shumë pozita të punës janë hapur pa nevojë dhe pa planifikim paraprak.
“15 mijë euro i janë dhënë një agjencioni privat. Emrin nuk dua ta bëj publik për shkak të marketingut. Në njoftimin e ministrisë thuhet se 50 të rinj do të sponsorizohen, por nuk është sqaruar se përse është i nevojshëm ky sponsorizim”, ka vazhduar ajo, raporton “Koha Ditore”.
Sa i përket Ministrisë se Arsimit, Bunjaku-Rexhepi ka thënë se nuk do të duhej të lejohej të zgjaste greva nga mësimdhënësit.
“Shihet se Ministria nuk ka ditur ta menaxhojë këtë situatë. Shkeljet janë bërë pikërisht prej saj”, ka shtuar deputetja e LDK-së.
Edhe
Auditori për MASHT-in: Bëri pagesa pa u kryer puna, pagoi profesorë për orë pa evidencë
Bunjaku-Rexhepi e ka përmendur edhe shkuarjen në Durrës të disa grupeve për përpilimin e teksteve mësimore, për të cilat ka raportuar ditë më parë “Koha Ditore”.
“Pse do të duhej të shkonin në Shqipëri për këtë gjë dhe të shpenzonin mijëra euro nga paraja publike? Këtë kanë mundur ta bëjnë edhe në Kosovë”, ka thënë deputetja Bunjaku-Rexhepi.
-
MASHT-i ka shpenzuar 135 mijë euro për pagat e 32 vetave që nuk paraqiten në punë
-
Deputetja e LDK-së kërkon llogari nga MASHT-i për dhënien e 30 mijë eurove institutit të anëtarit të Nismës
-
Ministria e Kulturës me 137 konsulentë e rrezikim milionash
-
Ministria e Kulturës s’ka buxhet për subvencionimin e projekteve individuale