Mbrëmjen e së martës, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për ngjarjen e ndodhur në Bularat, Gjirokastër.
“Ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë. Ambasadores iu theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare. Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme, raporton Tch.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsëriti thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurt e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.
-
Djegia e flamurit kombëtar në Greqi, reagon MEPJ shqiptare
-
Ambasadorja shqiptare në Athinë jep detaje nga takimi në MPJ-në greke pas vrasjes së Kaçifas
-
Rama i përgjigjet Tsiprasit: Ekstremisti qëlloi mbi policinë, dënoni sulmin
-
Ambasada ruse në Shqipëri reagon për incidentin në Gramsh
-
Edhe Greqia me të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor