Pas incidenteve dhe tubimeve raciste kundër shqiptarëve në Greqi, ku nuk mungoi djegia e bizneseve shqiptare dhe e flamurit kombëtar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka thirrur sot për sqarime ambasadoren greke në Tiranë.
MEPJ bën me dije se ambasadores Eleni Surani iu kërkua distancimi dhe dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve. Gjithashtu Tirana zyrtare kërkon nga Athina të marrë masat për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë në Greqi, shkruan BW.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që MEPJ thërret ambasadoren greke në Tiranë, pas vrasjes së ekstremistit grek nga RENEA Kostandinos Kacifas. Ditën e djeshme ambasadores Eleni Surani iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen.
Njoftimi i plotë i MEPJ:
Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi, duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë, protesta para ambasadës dhe konsullatës tonë si dhe djegia e flamurit kombëtar.
Edhe
MPJD-ja dhe klubi Gjilani dënojnë djegien e flamurit grek
Ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve.
MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi.
-
Protestë në Gjirokastër pas djegies së flamurit shqiptar nga minoritari, u kërkua largimi i konsullit grek
-
Meta vlerëson ambasadoren e Greqisë me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
-
“Bularati”, Tirana zyrtare thërret ambasadoren e Greqisë
-
Ambasada shqiptare në Athinë është në kontakt me shqiptarët në zonën e zjarreve