Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë është thirrur pasditen e kësaj të hëne në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë për të dhënë shpjegime në lidhje me vrasjen e Kostandin Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës.
Ambasadorja Ardiana Hobdari, pas daljes nga Ministria e Jashtme greke, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media.
Por ajo foli për TopChannel duke dhënë detaje nga takimi i ditës së sotme.
Ajo ka marrë qëndrimin e palës greke për ta përcjellë atë në Tiranë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ambasadorja u shpreh se në kundërshtim nga ato që janë thënë dhe se takimi nuk ka qenë aspak me tonë te ndezura. “Ishte thjesht një takim diplomatik”, tha ajo, ku palët shprehën qëndrimet për ngjarjen.
Artikuj të ngjashëm
-
Cakaj shkarkon të gjithë stafin e Ambasadës shqiptare në Athinë
-
Policia ua ndalon hyrjen afro 100 grekëve, arreston një polic
-
Greqia i ngre bust Kaçifasit, personit që u vra në Shqipëri pasi shtiu ndaj policisë
-
Shqipëria do të kthejë në Greqi trupin e Kacifës
-
Një zyrtar grek sot në Shqipëri në lidhje me vrasjen e minoritarit grek