Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bujqit subvencionohen me 150 motokultivatorë

Zyrtarët komunalë të Malishevës, të hënën, kanë bërë të ditur se në kuadër të subvencionimit në bujqësi ka filluar shpërndarja e 150 motokultivatorëve për fermerët e kësaj ane. Ky subvencionim, sipas Komunës së Malishevës bëhet me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të sektorit të bujqësisë.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit, në ceremoninë e fillimit të dhënies së motokultivatorëve, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Murat Hoxha. Dy zyrtarët e lartë i kanë uruar bujqit përfitues, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.