Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës ka paralajmëruar protestë të punëtorëve teknikë të gjashtë shkollave në Prishtinës, nëse deri me datën 9 nëntor ata nuk i marrin pagat e tyre.
Kjo është bërë e ditur pas takimit që kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi pati sot me Muhedin Nushin, zv. kryetar i Komunës së Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas bisedave me nënkryetarin e komunës dhe përfaqësuesit të kompanisë, do të pritet ekzekutimi i pagave deri më datën 9 nëntor, dhe nëse edhe pas kësaj nuk do të paguhen pagat, atëherë të premten nga ora 11:00 deri në 12:00 do të protestohet para Komunës së Prishtinës”, thuhet në komunikatë, transmeton kp.
Nëse edhe pas datës 10 nëntor nuk do të ketë paga, atëherë punëtorët teknikë të gjashtë shkollave në Prishtinë do të hyjnë në grevë më 14 nëntor.