Punëtorët e KEDS-it pas një konference që kanë mbajtur para selisë qendrore të KEDS janë zhvendosur para ndërtesës së Qeverisë ku janë duke protestuar.
Protesta është përkrahur edhe nga sindikata e Arsimit dhe ajo e KEK-ut.
Para protestuesve që janë mbledhur para Qeverisë ka folur edhe kryetari i BSPK-së Avni Ajdini i cili tha se po kërkojnë paga të dinjitetshme dhe zbatim të Kontratës Kolektive.
Ai tha se pa qenë unikë nuk realizohen të drejtat, transmeton KP.
Ajdini tha se nëse nuk ka realizim të kërkesave dhe s’merren masa nga qeveria, do të futen të gjithë sektorët në grevë.
Artikuj të ngjashëm
-
Protestojnë për paga punëtorët e RTK-së, paralajmërohet grevë e përgjithshme
-
Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë do të vazhdojë derisa të dalin pagat
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Punëtorë të sektorit privat paralajmërojnë: “O drejtësi, o s’ka qetësi”
-
“Jemi lodhë, Parlament, Qeveri, të kujt jeni?”: Protestojnë punëtorët e sektorit privat