Britania e Madhe ka vendosur t’ua mundësojë udhëtimin pa viza personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Sot, nga nënkoloneli Steve Forrest, këshilltar bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes u njoftova me vendimin e autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar për udhëtim pa viza për personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar ai në Facebook të martën.
Maqedonci ka thënë se vendimi vjen “si rezultat i thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin e Republikës së Kosovës në aktivitetet e mbrojtjes që udhëhiqen nga Mbretëria e Bashkuar”.
“Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi ka luajtur rol kyç në procesin e shtetëndërtimit në përgjithësi dhe fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes të vendit tonë, në veçanti. Kjo është edhe një dëshmi për kredibilitetin që Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon te partnerët tanë”, ka shkruar Maqedonci më tej.
-
Kosova e Britania e Madhe dakordohen për stërvitje të përbashkëta ushtarake
-
Britania i jep leje SHBA-së të përdorë bazat ushtarake për operacione në Ngushticën e Hormuzit
-
Britania mirëpret zotimin e Kurtit për t'u koordinuar me BE-në për planet që prekin komunitetin serb
-
Qytetarët britanikë do të mund të udhëtojnë në Kinë pa viza
-
Hargreaves: Njohja e Sirisë forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës