Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Britania e shqetësuar me rritjen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, të martën ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksadar Vuçiq.

Siç ka njoftuar Ambasada e Britanisë në Kosovë, Peach, u ka bërë të qartë të dy krerëve se duhet që në Bruksel të vënë në rend të parë qytetarët e tyre.

“Përfaqësuesi Special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka folur dje me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, duke cekur shqetësimin e Britanisë për rritjen e tensioneve dhe gjuhën e përdorur në ditët e fundit. Liderët tash kanë mundësi dhe përgjegjësi në bisedimet në Bruksel të vënë qytetarët e tyre në rend të parë, të ndërtojnë më tepër në përparimet e bëra në dialog deri më tash dhe të bëjnë hapa më të mëdhenj drejt normalizmit të marrëdhënieve”, ka shkruar Ambasada e Britanisë në Twitter.

 

 

Artikuj të ngjashëm