Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për bisedën telefonike të zhvilluar të martën me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Kurti ka treguar se në këtë bisedë është diskutuar nevoja për një marrëveshje të përqendruar në njohje të ndërsjellë.
“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ahead of discussions in Brussels, I had a productive phone call with ?? Special Envoy to the Western Balkans Sir Stuart Peach, emphasizing the need for an agreement centered on mutual recognition and good neighborly relations.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 16, 2022
Kjo bisedë midis Kurtit dhe Peach është zhvilluar dy ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel.