Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim shefin e sektorit për sundim të ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë, Samuel Paice, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Isufaj dhe Paice kanë diskutuar gjatë takimit për zbatimin e projektit “Fuqizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës”, të cilin e menaxhon Ambasada e Britanisë së Madhe përmes implementuesit – “Axiom International”, i cili parashihet të zgjasë deri në mars të vitit 2020, transmeton Koha.net.
Me këtë rast, kreu i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Isufaj, i ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij të lartë shefit të sektorit për sundim të ligjit, Paice, për angazhimin dhe ndihmën e pakursyer të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe popullit britanik, për sistemin prokurorial të Kosovës.
Samuel Paice ka thënë se Britania e Madhe është e vendosur në fuqizimin e sistemit të drejtësisë, në përgjithësi, dhe në fuqizimin e rolit, imazhit dhe kompetencave të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në veçanti.
Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur zotimin, vullnetin dhe përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë në zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm dhe projekteve të tjera në të ardhmen.
-
Britania, e gatshme të vazhdojë ndihmën për sistemin prokurorial të Kosovës
-
Hargreaves flet me kryetarin e Supremes për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit
-
Szunyog: BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë sektorin e drejtësisë në Kosovë
-
Isufaj takohet me përfaqësues britanikë të KFOR-it, flasin për gjendjen e sigurisë
-
EULEX-i e sheh të nevojshme shtimin e kapaciteteve për hetimin e korrupsionit