Ndonëse rrugët ishin lehtë të kalueshme për në Brezovicë, hyrja në këtë kompleks turistik të dielën ka qenë e pamundur.
Orteku, i cili ka ndodhur pasditen e së shtunës, e ka lënë të vdekur zv.ministrin e Diasporës, Arian Daci, përderisa ka lënduar edhe Ardian Bakallin, i cili ka qenë bashkë me viktimën, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast, ekipet e shpëtimit të FSK-së, në koordinim me Forcën e Skitarisë së Kosovës, të dielën kanë minuar zonën e skijimit për të evituar ortekët eventualë.
E, për të krijuar siguri dhe për të evituar rreziqe të reja, nuk është lënë të hyjë asnjë vizitor.
E, gjatë rrugës, turistët kanë hasur edhe në vështirësi.
Orteku i së shtunës, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit, si dhe dëshmitarëve, është provokuar nga viktima dhe të mbijetuarit e këtij aksidenti, derisa ata ishin duke skijuar në zonën e ndaluar për skijim.
Kompleksi turistik në Brezovicë, do të qëndrojë i mbyllur edhe të hënën, e në rast nevoje kjo mund të zgjasë më shumë.