Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për sigurinë e vizitorëve të shumtë në Brezovicë po kujdeset FSK-ja

Gjatë kësaj fundjave, Qendra e Skijimit në Brezovicë, ka pritur një numër të madh të vizitorëve pas disa ditëve që ishte e mbyllur.

Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves ka bërë me dije se për sigurinë e tyre, gjatë ditës së sotme është përkujdesur edhe një njësitë i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Image

“Ekipet profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ditë më parë me mbushje eksplozivi kishin goditur dy caqe të identifikuara me rrezik mesatar për krijimin e ortekëve të borës, duke bërë të mundur kështu rihapjen e këtij kompleksi turistik”, shkruan në njoftimin e AMMK-së, raporton Koha.net.

Kujtojmë se pas largimit të ortekëve nga njësitet e FSK-së, të martën e kësaj jave që po lëmë pas është rihapur rruga dhe Qendra e skijimit në Brezovicë.

Image

Qendra e skijimit në Brezovicë ishte mbyllur më 26 janar 2019, pas vdekjes tragjike të zv.ministrit të Diasporës, Arian Daci nga një ortek i borës.