Në funksion të zhvillimit të hulumtimit ekonomik, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, tashmë tradicionalisht jep çmimin për hulumtuesit më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj, në fushën e sistemit financiar dhe zhvillimit ekonomik në vend.
Në ambientet e BQK-së guvernatori Fehmi Mehmeti ndau çmimet për punimet fituese te paraqitura për çmimin ‘Ekonomisti i ri’ për vitin 2017.
Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të punimeve më të mira hulumtuese në fushën e ekonomisë dhe financave, komisioni profesional shpalli fituesit e çmimit ‘Ekonomisti i ri’ për vitin 2017 si në vijim:
Vendi i dytë: Hulumtimi me titull “Portfolio risk of international diversification of Kosovo Pension Fund: a historical perspective” punuar nga Florin Aliu, dhe vendi i tretë: hulumtimi me titull “Plasimi i produkteve të Kosovës në tregun e Bashkimit Evropian: Aplikimi i strategjive diferencuese si faktor signifikant,” punuar nga Arian Krasniqi.
Në pritjen e organizuar për fituesit e çmimeve guvernatori Mehmeti theksoi rëndësinë e hulumtimeve ekonomiko-financiarë.
Ai është shprehur i kënaqur me përzgjedhjen e fituesve të çmimit “Ekonomisti i ri”, i bindur se punimet që janë përzgjedhur do të jenë shtytëse për zhvillimit ekonomik të vendit.
-
BQK parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike e përshpejtim inflacioni
-
Aliu: Pas vitit 2015, është dashur të bëhen reforma të mëdha strukturore në ekonomi
-
BQK-ja parashikon rritje ekonomike 4.1 për qind vitin e ardhshëm
-
Viva Fresh Store – Shkëlqen në “THE BEST OF KOSOVA 2025”!
-
“Nobeli” për ekonomi për hulumtimin se si teknologjia i jep shtytje rritjes ekonomike