Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Boshnjakët e Zhupës kërkojnë shërbime shëndetësore të nivelit primar

Përfaqësuesit politikë nga radhët e komunitetit boshnjak kanë shprehur qëndrimin se shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor në Luginën e Lumëbardhit nuk janë në nivel të duhur dhe kanë kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmarrin veprime për evitimin e lëshimeve në këtë plan.

Më të zëshmit rreth kësaj çështjeje kanë qenë të zgjedhurit nga radhët e NDS-së (Partia e Re Demokratike), të cilët pretendojnë se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Reçanë dhe në nëntë ambulancat shëndetësore në fshatrat e Luginës së Lumëbardhit (Zhupës) ka mangësi sa i përket shërbimeve shëndetësore të nivelit primar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit kanë konsideruar se ankesat e përfaqësuesve boshnjakë nuk janë tërësisht të bazuara në fakte, duke shtuar se ky rajon është i privilegjuar sa i përket shëndetësisë primare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.