Rreth dhjetë mijë banorë të fshatrave Shalë, Krojmirë, Baicë, Resinovcë, Mirenë, Divjakë dhe Kleçkë të Komunës së Lipjanit, prej disa vitesh po kërkojnë nga Komuna të ofrojë shërbime 24 orë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shalë.
Kjo sepse qendra në Komoran, e cila funksionon 24 orë në kuadër të Komunës së Drenasit, nuk po ofron shërbime për banorët e komunave të tjera. Këtë institucion banorët e kanë shumë afër, derisa emergjencën e Lipjanit mbi 25 kilometra larg.
Banorët këtu thonë se qendra e mjekësisë familjare në Shalë frekuentohet nga mijëra banorë të kësaj ane, raporton KOHA.
Përfaqësuesit e këtyre fshatrave prej vitesh i janë drejtuar zyrtarisht Komunës së Lipjanit për ta bërë një zgjidhje, por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.
Mjekët në Shalë tregojnë se banorët shpesh po ankohen se nuk po mund të marrin shërbime mjekësore gjatë orëve të mbrëmjes në Komoran të Drenasit.
Edhe
Banorët e shtatë fshatrave të Lipjanit kërkojnë shërbime shëndetësore prej 24 orësh
Në Komunën e Lipjanit kanë thënë se do t’i shikojnë mundësitë e një marrëveshjeje ndërinstitucionale me Komunën e Drenasit, për t’u ofruar shërbime banorëve të këtyre fshatrave, për shkak të afërsisë.
Nëpërmjet telefonit, drejtori për Shëndetësi në Komunën e Drenasit, Arsim Haxhiu, tha se kjo çështje fillimisht duhet të bisedohet në nivel të kryetarëve të dy komunave, ndërkohë që duhet të merret edhe një pëlqim nga Ministria e Shëndetësisë.
-
Prej vitesh Komuna e Lipjanit vazhdon t’i mbajë të mbyllura disa QMF
-
Në Shalë të Lipjanit kërkohet rinovimi i ish-objektit të Shtëpisë së Shëndetit
-
Banorët e Kraishtës së Lipjanit prej disa ditësh përballen me mungesë të shërbimeve mjekësore
-
Prej disa ditësh, banorët e fshatit Kraishtë përballen me mungesë të shërbimeve mjekësore