Këshilltarët e subjekteve politike boshnjake në Kuvendin e Komunës së Prizrenit kanë kërkuar shtimin e masave të sigurisë në trevën e Luginës së Lumëbardhit (Zhupës), përkatësisht vendosjen e kamerave vëzhguese, shkruan sot Koha Ditore.
Ata këtë kërkesë e kanë arsyetuar me deklarimet për shtimin e rasteve të grabitjeve dhe vjedhjeve në këtë zonë, që kryesisht është e banuar me pjesëtarët e komunitetit boshnjak. Madje kanë propozuar që stacioni policor ekzistues nga fshati Sreckë të bartet në fshatit Reçanë, për shkak të frekuentimit më të madh të qytetarëve.
(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Policia arreston 4 të dyshuar për vjedhje në zonën e Lumëbardhit
-
Boshnjakët duan nënstacion policor në Reçanë
-
Boshnjakët e Zhupës kërkojnë shërbime shëndetësore të nivelit primar
-
Vjedhjet në Has e në Zhupë - shqetësuese për strukturat e sigurisë
-
Rexhepi: Ka presion ndaj komunitetit boshnjak nga partitë shqiptare në Prizren