Bashkëpunimi i hetuesve nga 4 stacione policore ka çuar në arrestimin e 4 të dyshuarve për disa raste të vjedhjeve në rajonin e Luginës së Lumëbardhit (Zhupës) e Prevallës.
Sipas Policisë në Prizren dyshohet se ky grup kishte thyer disa objekte biznesore për përfitime të kundërligjshme. Pak javë më parë, për shkak të vjedhjeve në fshatin Reçanë, përfaqësues politikë të komunitetit boshnjak patën kërkuar bartjen e nënstacionit policor në Reçanë. Ndërkohë më herët ka pasur kërkesa edhe për shtimin e masave të sigurisë në këtë trevë, shkruan sot Koha Ditore.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, të enjten ka bërë të ditur se hetuesit e Stacionit policor në Prizren, në bashkëpunim me homologët e tyre nga Ferizaj, Shtimja dhe Shtërpca “kanë arritur t’i zbardhnin disa raste të vjedhjeve që patën ndodhur në rajonin e Zhupës dhe të Prevallës, me ç’rast ishin thyer objekte biznesi për përfitime të kundërligjshme”...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Zbulohen dy grupe të hajnave në Prizren, tre të arrestuar
-
Arrestohen në Lipjan katër persona të kërkuar, të dyshuar për vjedhje dhe dëmtim prone
-
Arrestohen tre persona për vjedhje në Prizren
-
Katër të arrestuar në Prizren, u kapën në flagrancë gjatë vjedhjes
-
Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje nëpër lokale në Prizren e Suharekë