Katër persona janë arrestuar në fshatin Lubizhdë të Prizrenit pasi ishin kapur në flagrancë teksa kryenin vjedhje në një firmë private.
Sipas njoftimit nga Policia, përpjekja e tyre ka ngelur në tentativë.
Të dyshuarit kishin hapur dyert e firmës me çelësa të modifikuar të cilët janë sekuestruar.
Të arrestuarit janë: A.D., G.M., M.J. dhe A.J.
Ata kishin marrë gjësende të ndryshme në vlerë 40 mijë euro, në momentin që ishin kapur nga policia.
Pas intervistimit, të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm