Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell, është takuar me përfaqësues të partive politike në Kosovë, përjashtuar PDK-në që kishte vendosur ta bojkotonte takimin.
Pas këtij takimi, dy nga këta përfaqësues, kanë bërë të ditur se janë ankuar për mosliberalizimin e vizave.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se “Kosovës nuk i mjafton përkushtimi i BE-së vetëm deklarativisht”.
Sipas tij, Kosova ka nevojë që BE-ja ta mbajë fjalën e zotuar për liberalizimin e vizave.
“Ne jemi të frustruar dhe të zhgënjyer me sjelljen e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën. Duke ditur që Kosova jo vetëm që ka plotësuar kushtet, por ka pasur kushte shtesë, dhe si rezultat i kësaj e ka marrë rekomandimin e Komisionit Evropian”, ka thënë Limaj.
Edhe
Costa: BE-ja s’mund t’ia kryejë detyrat e shtëpisë Kosovës
Ai ka thënë po ashtu se në takim u diskutua për dialogun, teksa ka shtuar se Kosova do dialog me marrëveshjen përfundimtare që sjell njohje reciproke e anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Kjo është konfirmuar nga përfaqësuesi i AAK-së, Besnik Tahiri. Ai ka thënë se mungesa e kryetarit të AAK-së, Besnik Tahiri, nuk ka të bëjë me bojkot, por me “agjendë të ngjeshur”.
“Në takim i bëmë të qarta qëndrimet tona në radhë të parë treguam zotimet tona që ti përmbushim të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja e MSA dhe të njëjtën kohë kërkuam përkushtimin e institucioneve të BE-së të vendoset në agjendën e Këshillit të Ministrave çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët”, tha ai, raporton EO.
E përmes një komunikate për media AAK-ja bën të ditur se në këtë takim u prezantua qëndrimi politik i partisë, me sa vijon:
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe përmbushjen e detyrimeve të saj në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
- Presim që liberalizimi i vizave për Kosovën të jetë temë parësore e diskutimit në rendin e ditës për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të BE-së, duke marrë parasysh që Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.
Edhe
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE
- Jemi plotësisht e përkushtuar për paqe, njohje të ndërsjellë dhe marrëdhënie fqinjësore të mira me të gjitha vendet e rajonit.
- Vlerësojmë lartë punën e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron në të gjitha fazat e procesit të dialogut. Për më tepër, ne besojmë se është shumë e rëndësishme për Brukselin zyrtar dhe Uashingtonin, në veçanti ambasadorin Richard Grenell, të dërguarin special të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, të shtyjë përpara procesin e dialogut me të njëjtën energji dhe angazhim.
- Mirëpresim edhe angazhimin e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe shumë partnerëve tjerë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
- Theksuam nevojën e intensifikimit të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë, duke pasur parasysh që kanë kaluar 20 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë. Gjithashtu, është thelbësore që të angazhohet drejtpërdrejt Berlini zyrtar në këtë proces.
- Në këtë perspektivë, theksuam se është thelbësore që Kosova të marrë edhe njohje nga pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian - Spanja, Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Greqia.
Edhe
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit në BE
Si një parti e qendrës së djathtë, nënvizuam se jemi plotësisht të përkushtuar në agjendën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe nuk bëjmë asnjë kompromis për këtë angazhim.
Pos përfaqësuesve të partive, për mosliberalizimin e vizave u ankua edhe presidenti Hashim Thaçi.