Ka nisur takimi në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell.
Ky takim po zhvillohet në kuadër të vizitës së Borrellit në Kosovë.
Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit pritet të jenë tema kryesore e kësaj vizite.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë sot do të takohet edhe me liderët e partive politike në Kosovë./kp
Artikuj të ngjashëm