Bashkimi Evropian ka dënuar dhunën ndaj trupave të KFOR-it, policëve e mediave të hënën në veri.
Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme.
“BE-ja dënon dhunën tronditëse të sotme në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm. Veprimet e dhunshme të kryera ndaj trupave të NATO-s, KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë, janë absolutisht të papranueshme”.
Borrell ka kërkuar depërshkallëzimin e menjëhershëm të gjendjes dhe gjetjen e zgjidhjes përmes dialogut.
”BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, shkroi ai në Twitter.
-
Në Kosovë, Borrelli shihet i anshëm
-
Borrell: Tejet i alarmuar me arrestimet e jashtëligjshme të serbëve në veri dhe marshimin e FSK-së
-
BE: Të shpallen sa më shpejt zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore
-
Borrell: Dhuna nuk është rruga e duhur, duhet të ndëshkohet
-
BE: Për dhunën në veri përgjegjëse janë të dyja palët