Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, duke komentuar zhvillimet në veri, ka thënë se dhuna nuk është rruga e duhur për të zgjidhur një çështje. Ajo, siç thotë ai, duhet të ndëshkohet.
Borrell ka thënë para mediave të enjten se kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Bëri thirrje të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi.
“Ne duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Pra, duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka thënë Borrell gjatë hyrjes në samitin e liderëve evropianë që do të mbahet në Kishinau të Moldavisë.
Përfaqësuesi i BE-së ka thënë se shpreson që sot të ketë një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pas atij që pati dje në Bratislavë me kryeministrin Albin Kurti.
Borrell ka dënuar veprimet e Kosovës në veri më herët.
-
BE-ja e shqetësuar se kryerësit e sulmit të Banjskës në vend të dënimit marrin pjesë në protesta në Serbi
-
Palokaj: Kosova ka përvoja se edhe kur ka pasur të drejtë, është përballur me pasoja për veprimet e bëra
- NATO-ja të jetë më serioze në kërkesën ndaj Serbisë për përgjegjësinë për sulmet ndaj ushtarëve të saj
-
BE-ja shpreh keqardhje që Serbia s’i ka marrë veprimet e nevojshme në sulmin në Banjskë
-
Sorensen: Takime të mira me Vuçiqin, rreth përparimit në zbatimin e Ligjit të Kosovës për të huajt