Të gjitha rrugët kryesore të Malishevës me fshatrat e saj, janë të kalueshme. Gjendja më e vështirësuar është në fshatrat në Malet e Berishës, përkatësisht në Berishë.
Gjendjen e rrugëve sot, e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ka kërkuar angazhim të pandërprerë, në mënyrë që banorët e këtyre fshatrave, të mos kenë problem në lëvizjen e tyre, transmeton kp.
Reshjet e mëdha të borës, erërat e fuqishme dhe temperaturat e ulëta, kanë bërë që në fshatrat e thella malore, të ketë bllokim të rrugëve, të cilat gjatë natës dhe mëngjesin e hershëm, janë hapur disa herë, sidomos në fshatrat Berishë dhe Fshat i Ri. Rrugët në këto vendbanime, sikur edhe në fshatrat tjerë që shtrihen përgjatë Maleve të Berishës, janë të hapura, por duhet kujdes i shtuar gjatë vozitjes.
Përndryshe, në fshatrat tjerë, rrugët janë të hapura dhe nuk ka probleme në qarkullimin e qytetarëve.
-
Lumi Mirusha në disa pjesë jashtë shtratit, akse rrugore në Malishevë vështirë të kalueshme
-
Në fotografi – Gjendja e rënduar nga vërshimet në Malishevë
-
Moti sot me reshje shiu, në fundjavë në zona malore pritet borë
-
Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë - Rozhajë
-
Bosnja përballet me reshje të shumta bore, bllokohet trafiku