Reshjet e borës, të cilat kanë filluar gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, nuk kanë krijuar probleme qarkullimi në Komunën e Rahovecit.
Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në këtë komunë, thotë se kompania e cila është kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve ka qenë e gatshme për intervenim dhe deri me tani është intervenuar në fshatin Zatriq, raporton Koha.net.
Ai konfirmon se të gjitha rrugët në Komunën e Rahovecit janë të kalueshme dhe komunikacioni po zhvillohet krejt normalisht, pa ndonjë pengesë.
Artikuj të ngjashëm