Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bora bllokon shumë rrugë në Dragash, banorët ankohen për moskujdes

Reshjet e borës dhe erërat e fuqishme që vazhduan për dy ditë në Dragash, kanë shkaktuar telashe të shumta për banorët.

Rrugët janë bërë vështirë të kalueshme, e mësimi është ndërprerë, raporton KTV.

Banorët thonë që komuna nuk ka punuar si duhet në mirëmbajtjen e tyre.

Gjendje më e vështirë është nëpër fshatrat e Dragashit. Disa prej tyre nuk kanë as furnizim me energji elektrike qe disa ditë.

Gjatë ditës, nëpër fshatra të Dragashit, janë parë edhe ekipet e KEDS-it duke punuar në shtylla elektrike.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, thotë se problem janë trotuaret, mirëpo se po punohet edhe me Ministrinë e Infrastrukturës për ta lehtësuar qarkullimin.

Edhe Dragashi pezullon mësimin për një ditë shkaku i borës dhe erërave të forta Arbëri Dragashi pezullon mësimin për një ditë shkaku i borës dhe erërave të forta

Shabani, tutje, shton se mësimi është ndërprerë për shkak të sigurisë së nxënësve dhe se do të vazhdojë të premten.

E qarkullimi është i pamundur në rrugën magjistrale që çon për në fshatin turistik të Brodit. Disa vizitorë s’kanë mundur fare të kalojnë.

Pjesa më e madhe e kësaj rruge është bërë e kalueshme pas ndërhyrjes së Ministrisë së Infrastrukturës, megjithëkëtë Policia e ka ndaluar qarkullimin drejt Brodit.