John Bolton, këshilltar për siguri i presidentit amerikan Donald Trump, ka theksuar nevojën që Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve sa më shpejt që të jetë e mundur.
E ka theksuar këtë në takimin që ka pasur në Shtëpinë e Bardhëm, me ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar. E ka ripotencuar përmes profilit të tij në Twitter.
“Kam mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë në një takim ministrin e Jashtëm slloven Miro Cerar. Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Evropë dhe nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur…”, ka shkruar Bolton në Twitter.
Bolton nuk ka përmendur ushtrinë, por SHBA-ja ka shprehur përkrahje të parezervë për miratimin në Kuvendin e Kosovës të tri ligjeve që i japin FSK-së mandatin mbrojtës.
-
Pritje të ndryshme për përfshirjen që Trumpi do ta ketë në raportet Kosovë–Serbi
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
-
Bolton vjen në Kosovë kur të hiqet taksa e të bëhet Qeveria, mëson KTV-ja
-
Bolton takon Daçiqin: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun
-
Bolton: SHBA-ja do të ndihmojë Kosovën e Serbinë drejt qëllimit historik