Me kundërmim të rëndë të fekaleve tash e gjashtë muaj po përballen banorët e rrugës “Shkëndija” në Hajvali të kryeqytetit. Bllokimi i rrjetit të kanalizimit në një puset, ku ujërat fekale rrjedhin përgjatë kësaj rruge, bëjnë që banorët të rrezikohen edhe nga ndonjë sëmundje.
Vështirë të përballueshëm kundërmimin e fekaleve e kanë familjet që jetojnë pranë pusetës, raporton KTV.
Banorët thonë se e kanë njoftuar Komunën e Prishtinës për këtë shqetësim, por kjo e fundit nuk ka intervenuar asnjëherë. Duke e cilësuar gjendjen të vështirë, banorët kërkojnë nga komuna të intervenojë dhe ta rregullojë infrastrukturën përgjatë kësaj rruge.
Por kjo, edhe për një kohë duket se do të jetë e pamundur, ngase Komuna vetëm në 2020 planifikon që ta rindërtojë këtë rrugë. Drejtori për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka thënë se me rregullimin e rrugës do të evitohen edhe problemet me rrjetin e kanalizimit.
“Si komunë, kemi planifikuar që në vitin 2020 ta fusim në rindërtim gjithë rrugën “Shkëndija” të Hajvalisë të Prishtinës. Me rregullimin e kësaj rruge, do të zgjidhen edhe problemet me rrjetin e kanalizimit”, ka thënë Gëzim Mehmeti, drejtor i Investimeve Kapitale në Komunë të Prishtinës.
Por, banorët thonë se zyrtarët komunalë po e shtyjnë me qëllim zgjidhjen e këtij problemi, në mënyrë që ta rregullojnë në kohën kur të afrohen zgjedhjet.
-
Për vite me radhë, komuna nuk u bën zgjidhje bodrumeve të mbushura me ujëra të zeza
-
Prishtina me sistem të dobët të kanalizimeve, vërshime sa herë ka reshje
-
Banorët e Veternikut me protestë kërkojnë rregullimin e kanalizimit – paralajmërojnë masa tjera
-
E papërballueshme është bërë mungesa e kanalizimit për 12 familje në Lipjan
-
Vazhdon kundërmimi nga ujërat e zeza në Prishtinë për shkak të kanalizimeve të hapura